Kurti në Twitter: Po e humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar përsëri përmes Twitterit për heqjen e reciprocitetit nga qeveria Hoti.

Kurti ka shkruar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog, raporton Gazeta Express.

“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind”, ka shkruar ai.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, Kurti ka thënë se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.

“Mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shkruar ai.