Nga 15 qershori, Chair rifillon fluturimet për në Prishtinë dhe Shkup

Që nga mesi i marsit, sikur të gjitha kompanitë ajrore, ashtu dhe kompania zvicerane Chair, për shkak të pandemisë së koronavirusit  u desh të pushonte pothuaj në tërësi. Shumica e fluturimeve në destinacionet e planifikuara u anuluan disa herë.

Por tani ka një rreze shprese edhe për kompaninë Chair, e cila është në pronësi të shqiptarozviceranes Leyla Salahi-Ibrahimi – fluturimet po fillojnë përsëri.

Duke filluar nga 15 qershori, Chair do të fluturojë sërish drejt Prishtinës dhe Shkupit, transmeton albinfo.ch. Nga 20 qershori në itinerar futet edhe Ohri. Ndërsa, duke filluar nga 10 korriku do të shtohen fluturimet për në ishujt Grekë si: Kreta (Heraklion), Kos dhe Rodos si dhe për  në Larnaka (Qipro).

Reklama e sponzorizuar

Bejruti do të jetë destinacioni i radhës, i cili do të hyjë në orar që nga korriku, përcjell albinfo.ch. Të gjitha këto mund të shihen në orarin e fluturimeve të kompanisë Chair.

Greqia ka njoftuar zyrtarisht se do të mirëpresë turistët përsëri, duke filluar nga 1 korriku.