Kërkohet fond i madh i garancive kreditore

Qysh prej fillimi të pandemisë nuk ka pasur masa të reja lidhur me kreditë. Petrit Balija, kryeshef ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), tregon se që nga marsi nuk është marrë ndonjë vendim i ri rreth kredive.

Sipas Balijës, ka nevojë për pako të re ekonomike në mënyrë që bizneset të mos përballen me vështirësi në kthimin e kredive. Ai thotë se rritja e numri të bizneseve që kanë vështirësi në kthimin e kredive mund ta shkaktojë edhe rritjen e normave të interesit, raporton KOHA. 

Nga ana tjetër, Arian Zeka drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, thotë se bizneseve do tu ndihmonte vazhdimi i disa masave të qeverisë së kaluar. Sipas një ankete të Odës Ekonomike Amerikane dhe 4 asociacioneve të tjera të bizneseve 90 përqind e bizneseve kanë pasur rënie si pasojë e koronavirusit.