B92: Zëvendëskryeministri i Kosovës, Rakiq, hoqi nga kabineti i tij flamurin e Kosovës

Mediat serbe kanë shkruar për heqjen e flamurit të Kosovës nga zyra e zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiq.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës.

Flamuri u përdor në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi”, shkruan b92.

Sipas këtij mediumi në dy takimet që Rakicq pati, me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalija Apostolova, nuk kishte simbole të “të ashtuquajturës të shtetit të Kosovës”, të paktën sipas fotove zyrtare të dërguara në media nga Zyra për Media e kësaj ministrie.