Bajrami kërkon zbatim të shpejtë të marrëveshjeve të nënshkruara me BERZHI-n

Ministrja e Financave e Kosovës, Hykmete Bajrami, të mërkurën është takuar me drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë, Neil Taylor.

Gjatë takimit ministrja Bajrami e ka njoftuar Taylorin për përgatitjen për Rishikim të Buxhetit si dhe përshtatjen e tij me Qeverinë Hoti, ku përfshihet edhe krijimi i programit për rimëkëmbje ekonomike.

Bajrami ka falënderuar drejtorin e BERZH-it për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Financave në projektet e përbashkëta në funksion të forcimit të ekonomisë së Kosovës dhe ka kërkuar që të intensifikimin e zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy institucioneve. Nga BERZH-i, është shprehur gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në projekte të përbashkëta, në përmirësimin e infrastrukturës së vendit dhe fuqizimin e sektorit privat.

“Gjatë takimit Ministrja Bajrami e njoftoi drejtorin e BERZH-it për Kosovë Nil Taylor, për përgatitjen e Rishikimit të Buxhetit si dhe përshtatjen e tij me programin e Qeverisë Hoti ku përfshihet edhe krijimi i programit për rimëkëmbje ekonomike. Ajo gjithashtu falënderoi drejtorin e BERZH-it për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Financave në projektet e përbashkëta në funksion të forcimit të ekonomisë së Kosovës dhe kërkoi intensifikimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy institucioneve. Nga ana e tij, drejtori i BERZH-it në Kosovë, uroi Ministren Bajrami për pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë e BERZH-it për thellimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në projekte të përbashkëta, në përmirësimin e infrastrukturës së vendit dhe fuqizimin e sektorit privat”, është thënë në komunikatë të Ministrisë së Financave.