Thaçi pret marrëveshje “në një të ardhme të afërt”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pret që në një të ardhme të afërt të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Pas homazheve që ka bërë te memoriali i ushtarëve të rënë të KFOR-it, gjatë luftës në Kosovë, Thaçi ka thënë se beson fuqishëm në përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mundësuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila sipas tij, do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, transmeton KOHA.

Ka shtuar se pasi Kosova ka hequr pengesat për rifillimin e dialogut tash Serbia nuk ka më arsye për të vonuar një proces të tillë.

Reklama e sponzorizuar