Hoti i thotë ambasadorit norvegjez se është i përkushtuar në dialog me Serbinë me njohje reciproke

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Siç njofton kryeministria Hoti e njoftoi ambasadorin norvegjez me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në luftën kundër pandemisë COVID-19, masat për rimëkëmbjen ekonomike, agjendën e reformave evropiane, fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Me këtë, Hoti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Qeverisë që udhëheqë për ndihmën e Norvegjisë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit, duke vlerësuar se forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie të veçantë edhe në të ardhmen.

Reklama e sponzorizuar

“Në këtë takim, është diskutuar edhe çështja e dialogut, për të cilën kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke”, theksohet në njoftim.