Nga sot fillojnë fluturimet në Tiranë

Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Nga sot do të fillojnë fluturimet në Shqipëri.

Aeroplani i parë për hapjen pas periudhës së Covid-19 do të ulet në pistën e aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë në orën 17:45.

Janë 192 turistë që vijnë nga Bjellorusia, të parët që vizitojnë Shqipërinë në këtë sezon turistik. Linja është e Bellavia-s, kompania ajrore shtetërore e Bjellorusisë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria mbylli të gjithë kufijtë, tokësor dhe ajror më 15 mars, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Deri më sot në Shqipëri numërohen 1,385 të infektuar, ndërsa 35 persona kanë humbur jetën nga virusi.