Quni: Mosmbështetja financiare për FSK-në mund të ndikojë në transformimin e saj

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar  Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2019. Ku këtë raport para deputetëve të komisionit e ka paraqitur ministri i Mbrojtjes Anton Quni i shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së Rrahman Rama.

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, tha se Auditori i Përgjithshëm ka gjetur disa shkelje, por që në përgjithësi opinioni është i mirë për këtë ministri.

“Opinioni është opinion i pamodifikuar, prezantoi një pamje të drejtë, tek çështjet e tjera, është një kontratë me furnizim me ushqim për kazermën, ku ministria e kishte shpall fitues një kompani që ishte më i lirë se kompania pararendëse ‘BeniDona’. Ky projekt ka mbetur ende në procedura dhe auditori nuk ka mund të jep një mendim të qartë”.

Reklama e sponzorizuar

Hoxha tha se auditori ka gjetur shkelje në menaxhimin financiar, menaxhimin e pasurisë së ministrisë te pagat dhe te kontratat.

“Menaxhimi financiarë dhe kontrollit auditiori ka theksuar kategoritë ekonomike, auditimi i brendshëm dhe menaxhimi i pasurisë, pagat dhe mëditjet. Kanë qenë 3 raste deri 30 dit nuk janë paraqitur në punë, përzgjedhja mos ofrimi i dokumentacioneve për atasheut ushtarak, ka kërkuar një procedurë të rekrutimit dhe nga tre raste nuk u është ofruar dokumentacioni”.

Mallra dhe shërbime mosaplikimi i procedurave të përshpejtuara për kryerjen e shërbimeve, ku ministria i ka bërë pa hapur konkurs publik. Skadimi i kontratës për shkollim të kadetëve, si pasojë ministria ka vazhduar me porosi të shërbimeve me të njëjtin operatorë”.

“Mungesa e vlerësimit për mirëmbajtje të objekteve të FSK-së, 597 milionë ka shpenzuar, ministria nuk ka bërë një vlerësim normal për nevoja të objekteve. Kemi një rast që me kontratë mbi vepër është angazhuar një auditorë i brendshëm”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes Anton Çuni u zotua që këto gjetje të Auditorit do të adresohen dhe tashmë kanë krijuar mekanizma brenda ministrisë.

“U theksua  që flitet për auditimin për vitin 2019 e dini që kam marr detyrën në vitin 2020 por kjo nuk do të thotë që nuk e marr përgjegjësinë, por marr përgjegjësi bashkë me kolegë”.

“Që nga momenti kur i kemi marrë të gjitha vërejtjet e zyrtarëve të auditimit, janë krijuar mekanizmat që kanë përsipër për të marrë të gjitha kompetencat ligjore. Kam punuar në ngritjen e autoritetit të auditorit të brendshëm, inspektorit të brendshëm, që gjatë mandatit në vijim t’i japim zgjidhje”.

Por Quni theksoi se nga institucionet marrin zotime për bashkëpunim, por kur vije fjala te projektet në terren kanë probleme dhe nuk marrin mbështetje financiare.

Sipas tij, kjo mund të ndikojë në transformimin e FSK-së sipas planit.

“Ne marrim zotime për bashkëpunim ndërinstitucional, por në terren kemi probleme. Nëse vazhdohet me këtë trend atëherë vihet në pikëpyetje objektivi i ynë për transformim sipas planit”.

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama, këto gjetje i quajti teknike, por tha se gjithësie do të adresohen dhe do të merren parasysh.

“Çështja e atasheve është e ndishme janë specifikat të veçanta, gabim teknik i zyrtarit që ka dalë në pension, e kemi gjetur dosjen aty, çështjet tjera janë teknike, e menaxherëve të kontratës ne e kemi sfidë dhe e kemi adresuar dhe kemi arrit të sigurojmë një trajnim për menaxherët e kontratës.  Është një mësim i mësuar që ne t’i adresojmë ato të gjetura”.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri tha se këto shkelje nuk do të donte të ishin në ministrinë e Mbrojtjes e cila gëzon respektim e të gjithë qytetarëve.

“Nuk jam e kënaqur me gjethet e auditorit, nuk kisha dashtë me qenë këto shkelje”.

Eman Rrahmani, deputet nga radhët e Vetëvendosjes, tha se këto shkelje janë shumë serioze dhe duhet të merren seriozisht pasi kanë të bëjnë me paranë publike.

“Këto janë gjetje shumë serioze, që kanë të bëjnë me buxhetin dhe financat publike duhet të merren më seriozisht”.

Quni iu përgjigj deputetit Rrahmani ku i tha se ky raport do të merret seriozisht.

“Nuk e mendoj që unë dhe zyrtarët nuk i marrim seriozisht këto, kisha kërkuar të mos të paragjykojmë, të gjeturat për vitin 2020 besoj do të jenë shumë të vogla, keni me u impresionuar nga rezultatet”./eo/