Europa rihap kufijtë- Franca, Belgjika, Greqia heqin kufizimet, e disa vende duhet të presin edhe pak

A tourist wearing a mask is seen in front of the Swiss House of Parliament on March 13, 2020, in Bern ahead of the announcement by Swiss government of new preventive measures against the spread of the COVID-19 caused by the novel coronavirus. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP)

Ndërsa vendet europiane po dalin nga bllokimi i Covid-19, duke hequr kufizimet e udhëtimit për të ringjallur industritë e tyre turistike, Bashkimi Europian ka synuar që të koordinojë rihapjen e kufijve midis 27 anëtarëve të saj. Blloku ka rekomanduar që vendet anëtare të rihapin plotësisht kufijtë e tyre me njëri-tjetrin duke filluar nga sot.

Por rihapjet e kufijve nuk kanë qenë të koordinuara në mënyrë harmonike. Disa u rihapën më herët dhe disa nuk u mbyllën kurrë.

Italia, e cila ka qenë ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit, rihapi kufijtë e saj më 3 qershor, duke hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët nga brenda Europës.

Reklama e sponzorizuar

Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Letonia, Lituania, Estonia, Sllovakia dhe Sllovenia gjithashtu kanë filluar të heqin kufizimet për të huajt që hyjnë në vendet e tyre, por përjashtuan  shtetet që i konsiderojnë si jo të sigurta, ku në shumë raste lista përfshin Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Polonia ka rihapur kufijtë e saj për të gjithë anëtarët e tjerë të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar nga 13 qershori.

Ndërkohë, Suedia asnjëherë nuk i mbylli kufijtë e saj me vendet e BE-së. As Luksemburgu i vogël – por shpejt i gjeti të gjithë fqinjët e tij duke mbyllur kufijtë e tyre.

Planet e mes- qershorit të BE-së

Në përputhje me planet e BE për të rihapur kufijtë në union deri në mes të qershorit, Belgjika, Franca dhe Greqia heqin kufizimet sot për udhëtimet nga Europa.

Parisi, megjithatë, ka saktësuar se dëshiron reciprocitet dhe kështu mund të vendosë kufizime për ato vende që bllokojnë udhëtarët nga Franca.

Greqia, nga ana tjetër, ka lejuar gjithashtu udhëtarët nga larg, si Australia, Zelanda e Re, Japonia, Koreja e Jugut, Kina, Izraeli dhe Libani.

Gjermania do të përfundojë kontrollet e kufirit tokësor në 15 qershor, po ashtu edhe Hollanda.

Austria, e cila tashmë ka hapur kufijtë për shumicën e fqinjëve të saj, më 16 qershor do të heqë kufizimet e udhëtimit me gjithsej 31 vende, por ka përjashtuar Portugalinë, Spanjën, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Republika Çeke po lejon gjithashtu nga sot udhëtimet me një numër të caktuar vendesh europiane, por kufizimet janë ende në fuqi me ato që konsiderohen me rrezik të lartë numër infeksionesh.

Rihapje të mëvonshme

Spanja do të heqë kufizimet e udhëtimit vetëm në 21 qershor për vendet e tjera pjesë e BE-së. Kufiri tokësor me Portugalinë do të mbetet i mbyllur deri më 1 korrik.

Rumania ende nuk ka njoftuar kur do të rihapë kufijtë e saj për të huajt pa kufizime.

Ndërkohë, vende të tjera po heqin kontrollet kufitare, por po e bëjnë këtë gradualisht.

Danimarka hap kufijtë e saj me Gjermaninë, Norvegjinë dhe Islandën për vizitorët nga sot, me kushtin që ata të tregojnë se planifikojnë të qëndrojnë jashtë kryeqytetit Kopenhagen për të paktën gjashtë netë radhazi.

Ballkanit i duhet të pres

Vendet e Ballkanit, ku përfshihet Shqipëria, si dhe Bosnjë -Hercegovina, Kosova, Malin e Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia iu duhet të presin deri më 1 korrik. Komisioni Europian iu bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të hapin kufijtë për udhëtarët nga jashtë bllokut nga 1 korriku./AFP