Lajçak i kënaqur nga biseda me Kurtin, jep detaje të takimit

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e dytë në Kosovë e ka nisur me takime të liderëve të partive politike.

Lajçak ka takuar fillimisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilin tha se pati një diskutim shumë të mirë.

“Fillova ditën e dytë në Kosovë me një diskutim shumë të mirë dhe të thellë me udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e saj”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.

Pas këtij takimi Lajçak është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa ndërkaq tash pritet të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.