Në Infektivë po trajtohen 59 persona me COVID-19, dy në gjendje të rëndë

Ditëve të fundit në Kosovë janë duke u shënuar numër rekord i të prekurve me Coronavirus, dhe kjo ka filluar të ngjallë shqetësim te përgjegjësit shëndetësorë, se mund të kemi rrezikun e mbingarkimit të spitaleve.

Vetëm dje dhe pardje, në vend janë identifikuar mbi 250 raste të reja të prekur me virusin Corona.

Si pasojë e kësaj, në QKUK është rritur edhe numri i pacientëve që janë duke u trajtuar aty.

Reklama e sponzorizuar

Infektologu Valbon Krasniqi, në një intervistë për RTV Dukagjini ka bërë të ditur se trajtim shëndetësor në QKUK janë duke marrë 59 persona të prekur me këtë virus. Ai ka bërë të ditur, se 20 prej këtyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, dhe dy të tjerë në gjendje kritike për jetën.

Krasniqi, ka ftuar qytetarët që të u përmbahen masave, siç janë vendosja e maskave dhe distancimi social, se nëse vazhdon me këtë ritëm rritja e numrit të të prekurve, atëherë ka rrezik që të ketë fluks të madh të të sëmurëve nëpër spitale, dhe në këtë formë, do të paraqitej rreziku i pamundësisë për të u ofruar ndihmë të gjithëve.