Rukiqi: Pakoja Emergjente të implementohet sa më shpejtë që të jetë e mundur

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Pakoja Emergjente e Qeverisë duhet që të implementohet sa më shpejtë që është e mundur, dhe rishikimi i buxhetit të bëhet në afatet më të shpejta.

Sipas Rukiqit, shumica e bizneseve nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë sesa 50 për qind në krahasim me planifikimet e tyre apo edhe me peridhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rukiqi gjithashtu ka shtuar se për sektorët të cilët po përballen me rënie drastike të qarkullimit, duhet që t’iu mundësohet ri-programimi i kredive, të bazuara në aftësitë paguese që kanë.

Reklama e sponzorizuar

Më poshtë edhe postimi i plotë i Rukiqit në rrjetin social, Facebook:

“Pakoja emergjente, nese mund te quhet emergjente, duhet te implementohet sa me shpejt qe eshte e mundur, prandaj rishikimi i buxhetit duhet te behet ne afatet me te shpejta. Gjitheashtu per sektoret qe vazhdojne te perballohen me renie drastike te qarkullimit duhet te mundesohet ri-programimi i kredive, konform aftesise paguese qe e kane.

Shumica e bizneseve ne vend nuk po arrijne te qarkullojne me shume se 50% ne raport me planifikimet, apo periudhen e njejte te vitit te kaluar. Çdo skenar parasheh se paku 5% tkurrje ekonomike. Pakoja e rimekembjes eshte shpresa dhe rrugedalja e vetme nga nje “kataklizem” i mundshem ekonomik, me pasoja te pariparueshme per dekada te tera.” /Buletini Ekonomik/