Hoti mbledh rektorët e universiteteve publike

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti këtë të premte ka pritur në takim rektorët e universiteteve publike në vend.

Shefi i ekzekutivit e ka quajtur frytdhënës këtë takim, derisa kërkoi ndryshime ligjore në universitete për t’iu përshtatur tregut të punës.

“Ka nevojë për disa ndryshime ligjore në universitete për nevojat e tregut të punës jo vetëm në Kosovë por edhe me gjerë”, ka thënë kryeministri

Reklama e sponzorizuar

Në një konference për medie bashkë me kryeministrin ishin edhe rektorët e Universitete Publike, rektori, Marjan Dema e vlerësoi pozitivisht takimin me të parin e qeverisë.