Mbi 10 milionë euro do të jetë buxheti i Kuvendit për vitin 2021

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka miratuar buxhetin për vitin 2021 të Kuvendit të Kosovës, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave.  Buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë 10 milionë e 600 mijë euro.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi propozoi që buxheti për vitin 2021 për Kuvendin të jetë 10 milionë e 600 mijë euro, 575 më pak se buxheti i këtij viti.

“Kërkesat buxhetore apo buxheti i vitit 2020 për Kuvendin është 11 milionë e 155 mijë e 448 euro. Ndërsa kërkesat për vitin 2021 janë 10 milionë e 586 mijë e 538 euro. 575 mijë euro më pak se sa buxheti i këtij viti, por më i madh se kufiri buxhetor për 1 milion e 163 mijë euro”.

Krasniqi potencoi se shkurtimi i kërkesave buxhetore të Qeverisë kanë pamundësuar punën e Kuvendit.

Ai njoftoi se është bërë shkurtimi i pagave prej 140 mijë eurosh, derisa kërkoi që 16 pozita administrative të jenë pjesë e stafit.

“Më kërkesat buxhetore kufiri nga ana e Qeverisë është shkurtuar për 1 milion euro  e 166 mijë euro e cila e vështirën punën e kuvendit të cilën e bën të pamundur. Të kategoria e pagave është paraparë një shkurtim prej 140 mijë euro për faktin se në  llogaritjen që ka bërë Qeveria nuk e merr për bazë punësimet e këshilltarëve të komisioneve parlamentare. Kemi rastin e 16 pozitave administrative për të cilët kemi kërkuar miratim të buxhetit që të jenë pjesë e stafit”, tha ai.

Krasniqi deklaroi se të mallrat dhe shërbimet Kuvendi ka shkurtuar afro 400 mijë euro, të cilat do të zhvillohen pas përfundimit të pandemisë. Derisa kërkoi të shtohen edhe 34 mijë euro për aktivitetet.

“Të mallrat dhe shërbimet e kemi një shkurtim prej 384 mijë eurosh. nuk jemi konsultuar për këtë shumë të lartë e bën të pamundur angazhimin e aktiviteteve dhe nuk ka vizita jashtë vendit si shkak i pandemisë dhe këto teprica si shkurtime nuk do të thotë që do të ndodhin në vitin 2021. Pasi të qetësohet situata do të realizohen aktivitetet, andaj duhet të shtohen edhe 34 mijë euro”.

“Të shpenzimet kemi më pak Qeveria ka ndarë 36 mijë euro më shumë , duhet te rikthej në kërkesën tonë që 205 mijë euro e jo 241 mijë euro siç ka kërkua qarkorja”, u shpreh ai.

Sekretari i Kuvendit ka folur edhe për projektet , ku përfshihet investim në sallën plenare, vendosja e monitorëve për të paraqitur pasqyrën ditorë të deputetëve si dhe pajisja Tredox për përkthyesit.

“Të investimet kapitale bëhet fjalë për tri projekte, për sallën plenare e cila ka tri vite që nuk mund të realizohet si ngecje e bashkëpunimit ndërkombëtar, kemi vendosur që këto mjete ti kthejmë mbrapa për këtë vit ndërsa me kushtin që këto mjete t’i kemi në vitin 2021 për sallën plenare. Poashtu është një projekt prej 150 mijë eurosh vendosja e monitorëve për aktivitetet ditore të Kuvendit për të jep një pasqyrë ditore për deputetët”.

“Projekti tjetër është 33 mijë eurosh ka të bëjë me pajisjet Tredox që zyrtarët përkthyes me sistem tiu mundësohet si ndihmesë gjatë shkrimit në mënyrë më profesionale. Të kategoria e subvencioneve dhe transfereve kemi kërkuar 70 mijë janë lejuar 140 mijë, shtoi Krasniqi.

“Ne kemi kërkuar që ky buxhetim të jetë nga 1 prilli e jo nga 1 janari,  kemi mbetur për tre muaj pa u buxhetuar. Njëjtë është edhe të stafi kur janë shtuar pozitat pa përkrahje buxhetore kanë mbetur edhe ato. ndërsa 36 mijë kanë të bëjë me 0.5 për qind e shtesës për mbulim të punës për 2020-2021”, u shpreh ai.

Deputeti nga LDK-ja, Shkelzen Hajdini kërkoi që buxheti të rishikohet dhe të plotësohet sipas kërkesave të Kuvendit, duke përjashtuar subvencionet, raporton EO.

“Kërkoj që buxheti i propozuar të rishikohet dhe të plotësohet koonform kërkesave të Kuvendit më përjashtim të të subvencionet pasi nuk ka një arsye edhe pse qëllimi është i mirë. Konsideroj janë ministritë dhe dikasteret kompetente përkatëse të cilat bëjnë subvencionim për kategoritë që janë mbulua nga Kuvendi. Propozoj që ju të filloni të inicioni procesin pastaj nëse ka mundësi të rishikohet mënyra e projektit nga organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Hajdini.

Kryetari i komisionit, Hekuran Murati kërkoi sqarim në lidhje me shkurtimin e kategorive tek pagat dhe stafi.

“Të shkurtimi të kategoria e pagave dhe stafin shtesë për komisionet po flitet për 140 mijë euro, për 14 persona ndërkohë janë 16 pozita për administratë ku kërkoni të lirohen vetëm pozitat kurse kosto me qenë për vitin e ardhshëm”, tha ai duke shtuar se kategoria e mallrave dhe shërbimeve a është vetëm për udhëtimet apo edhe për diçka tjetër.

Murati pyeti edhe se a është e nevojshme shuma për televizion prej 150 mijë, raporton EO.

Në fund të mbledhjes Kryetari i komisionit, Hekuran Murati deklaroi se në bazë të nenit 15/12 të rregullores së Kuvendit kryesia miraton projektbuxhetin e Kuvendit që përgatitet nga komisioni në bashkëpunim me administratën e Kuvendit.

Komisioni caktoi grupin punues i përbërë nga deputetët Yllza Hoti dhe Shkëlzen Hajdini.