Panxha: Shtrëngimi i masave në kohë të pandemisë në dëm të ekonomisë

Dëmet që janë shkaktuar në ekonomi për shkak të përhapjes së coronavirusit po konsiderohen vështirë të riparueshme. Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, thëotë se  shumë prodhues vendës kanë deklaruar rënie të qarkullimit për 60%.

Panxha vlerëson se pandemia ka prekur jo vetëm sektorët e prodhimit, por edhe gastronominë.

Ai tha se mbyllja e bizneseve gjatë pandemisë, mungesa e të hyrave nga shumë kompani dhe mungesa e likuidetit në ekonomi ka bërë që të bije fuqia blerëse dhe konsumi.

Reklama e sponzorizuar

“Dëmet që janë shkaktuar ekonomisë është shumë dimensionale dhe në prill e kemi realizuar një anketë me organizatat të tjera biznesore ku i kemi marrë një imput nga kompanitë për dëmet që janë shkaktuar ajo ka qenë fazën e parë e mbylljes për shkak të pandemisë ku 60% e bizneseve të prodhimit kanë deklaruar që kanë pasur rënie të qarkullimit të tyre”, tha Panxha për Ekonomia Online.

“Ne në këtë fazë jemi në përfundim e sipër të anketës së dytë që e kemi bërë në Bankën Botërore dhe së shpejti do të dalim me rezultate preliminare. Por gjatë bisedës me aktorët ekonomik sidomos në sektorin e prodhimit ka rënie për shkak të pandemisë. Poashtu ka rënie edhe në sektorin ushqimor të cilët kanë punuar me gastronominë për shkak të mbylljes së gjatë të këtij sektori kanë pasur poashtu rënie të shitjes së produkteve. Andaj gjatë kësaj periudhe nuk mund të themi që një kompani ka dalë fituese në këto rrethana. Ekonomia e Kosovës në tersi është dëmtuar edhe për shkak të tranzicionit ku pako emergjente ende nuk është zbatuar”.

“Uljen e të hyrave e kemi për shkak të mos aktivitetit ekonomik, dhe për shkak të mbylljes ka rënë konsumi dhe kemi mungesë të qarkullimit të bizneseve, ku qytetarët që kanë qëndruar në shtëpi të vetmin konsum e kanë pasur produktet ushqimore dhe për këtë ka ndodhur rënia në ekonomi për shkak të konsumit, sepse shumë kompani nuk kanë pasur të hyra dhe e kanë pasur problem që të paguajnë pagat në sektorin privat. Aspekti i dytë është mungesa e likuiditetit në ekonomi. Kur bie fuqia blerëse dhe nuk ka konsum atëherë edhe bizneset nuk do të kenë likuditet të mjaftueshëm”, shtoi Panxha.

Mes tjerash, Panxha ka thënë se qytetarët nuk janë duke i respektuar rekomandimet që janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për mbajtjen e distancës dhe vënien e maskës.

Kjo sipas tij, është shqetësuese për faktin se çdo ditë kemi rritje të numrit të infektuarve.

Panxha shtoi se nëse do të ketë ende masa shtrënguese për mbrojtjen e shëndetit publik dëmet në ekonomi do të jenë edhe më të mëdha.

“Për fat të keq qytetarët nuk janë duke i respektuar rekomandimet që janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për mbajtjen e distancës, vënien e maskës. Për neve është shumë shqetësuese rritja drastike e numrit të infektuarve. Kjo mund të reflektohet edhe në masat shtesë që mund ti marr qeveria e Kosovës për kontrollin e kësaj pandemie”.

“Për fat të keq gjithmonë në mbrojtje të shëndetit publik atëherë po dëmtohet ekonomia dhe në nëse shkojmë me fazën e dytë të karantinimit apo me masa shtesë shtrënguese do të jenë ekstremist të dëmshme për bizneset sepse kompanitë vetëm kanë filluar ta rimarrin vetën në fazën graduale, por nëse kemi mbyllje të dytë atëherë do të jetë fatale për ekonominë e Kosovës. Prandaj iu bëjmë apel qytetarëve që të mbajnë distancën, bizneset të cilat punojnë me qytetarë ti respektojnë rregullat nga IKShPK”, shtoi ai.

Ai tha se po presin që të mbyllet financimi për Pakon Emergjente dhe ato që kanë mbetur duhet të miratohet rishikimi i buxhetit në Kuvend.

“Ne jemi në fazën e planifikimit të pakos së rimëkëmbjes dhe po shpresojmë që do të miratohet shumë shpejt sepse nuk kemi kohë për të humbur. Kështu që  duhet të përmbyllet financimi për pako emergjente dhe ato që kanë mbetur pa u paguar duhet të miratohet rishikimi i buxhetit në parlament dhe me pakon e rimëkëmbjes po shpresojmë të kemi një imput të ri në ekonomi ku qeveria së bashku me organizatat biznesore do ta përfundojë këtë planifikim dhe do të shtojmë dinamikë të re në ekonominë e Kosovës”.

Panxha theksoi se Qeveria nuk ka ndarë mjete vetëm për sektorin e prodhimit, por ka qenë masa e 13 që është planifikuar për rritje të eksportit në shumën prej 10 milionë eurove e cila ende nuk është implementuar.

Ai tha se një numër i madh i punëtorëve janë në pritje të pagave nga Pakoja Emergjente, raporton EO.

“Qeveria nuk ka ndarë vetëm mjete për prodhimin por ka qenë masa e 13 që është planifikuar për rritje të eksportit në shumën prej 10 milionë eurove por ajo nuk është implementuar vetëm janë ndarë mjetet, mirëpo nuk është bërë planifikim se si do të shpërndahen te prodhuesit”.

“Një numër i madh i punëtorëve janë deklaruar se nuk kanë pranuar asnjë mjet nga qeveria dhe janë në pritje të mjeteve, aspekti tjetër ka qenë shtyrja e tatimit për të gjithë sektorët”, tha ai.