Haradinaj thotë se dialogun e mbështet vetëm nëse plotësohen tri kushte

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media ka thënë se AAK-ja mbështet delegacionin e Kosovës për dialogun me Serbinë, me tri parime që nuk duhet të shkelen.

Kosova i rikthehet dialogut më 27 qershor, që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington, dhe për herë të parë do të udhëhiqet nga SHBA-ja, transmeton KOHA.

“AAK-ja vlerëson se Kosova ka definim të qartë për procesin e dialogut, dhe parimet që janë bazë e këtij procesi: Parimi i integritetit territorial, parimi i karakterit unitar, pra s‘ka diskutim për një pushtet të ri të tipit Republika Srbska, dhe ruajtja e Kushtetutshmërisë. Këto janë parimet që Aleanca përkrah delegacionin e Kosovës në Washington”, ka thënë Haradinaj.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij udhëheqja e dialogut nga SHBA-ja është garancë për Kosovën.

“Garancë për neve është se këtij dialogu i prin SHBA-ja, mbajmë shpresë se do të zhbllokohet nyja dy dekadëshe. Presim që të kemi njohje reciproke në kufijtë ekzistues. AAK-ja mbështet delegacionin. Me siguri se do të jenë pjesë e delegacionit edhe kolegë nga Aleanca, ata që janë pjesë e kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.