MSh-ja ekzekuton pagesat shtesë prej 300 eurove për specializantët vullnetarë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka kryer pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve volunter, transmeton Klan Kosova.

“Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën 1.6. (Pakoja fiskale emergjente) Ministria e Shëndetësisë ka kryer pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve volunter, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19”.

“Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personalit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Reklama e sponzorizuar