Reagimi i vetëm i Thaçit për aktakuzën, emblema e UÇK-së

Veç një reagim përmes një fotografie të emblemës së UÇK-së të publikuar në rrjetin social Facebook, e ka bërë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas aktakuzës nga Prokurori i Specializuar.

Këtë e ka bërë të enjten derisa aktakuza iu kumtua gjatë pasdites së të mërkurës.

Image

Aktakuza ndaj Thaçit dhe Kadri Veselit ka bërë që takimi për dialogun në Washington të dështojë. Mosshkuarjen atje e ka konfirmuar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Reklama e sponzorizuar

Veseli në anën tjetër gjatë së mërkurës e ka vlerësuar politik akuzën ndaj tij. I ka quajtur të pavërteta dhe ka thënë se “nuk qëndrojnë”, pretendimet në akuzë se ai bashkë me Thaçin kanë tentuar bllokimin e punës së Gjykatës Speciale.