ARKEP-i ftohet të raportojë të martën në lidhje me ofertën për shitjen e IPKO-S

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të ftohet për raportim Bordi i ARKEP-it, në lidhje me ofertën e përfolur nëpër media se Telekomi i Serbisë ka tendenca për ta blerë kompaninë IPKO.

Ky raportim, sipas anëtarit të LVV-së, Hekuran Murati pritet të bëhet të martën që po vjen.

Ai ka shtuar se kompanitë e telekomunikimit janë çështje e sigurisë kombëtare. Andaj është e papranueshme që ato të bien në dorë të një shteti që mohon ekzistencën tonë. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar
Image may contain: text