Hoti pret përfaqësuesit e ARKEP-it, flasin për zhvillimet në sektorin e telekomunikacionit

Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj kanë takuar përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(ARKEP)

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e telekomunikimit, ku ndër të tjera kryeministri Hoti tha se qeveria e tij e trajton me prioritet si një interes strategjik për vendin sektorin e telekomunikimit.

“Në këtë takim, ndër të tjera, Kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës e trajton me prioritet, si një interes strategjik për vendin, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të telekomunikimit, në pajtim me ecurinë e zhvillimit global dinamik të këtij sektori”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Reklama e sponzorizuar