Punëtorët nga vendet joevropiane së shpejti mund të kthehen në Zvicër

Njerëzit nga vendet jashtë BE-së dhe EFTA-s, kjo e fundit përfshirë Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin – do të jenë përsëri në gjendje të vijnë për të punuar në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Këtë javë Këshilli Federal vendosi të heqë kufizimet e vendosura gjatë pandemisë Covid-19 për pranimin e punëtorëve nga vendet e treta, të cilët janë të punësuar në Zvicër, sipas një sistemi të kuotave.

Rreth 8,500 punëtorë të vendeve të treta kanë të drejtë të punojnë në Zvicër këtë vit.

Reklama e sponzorizuar

Kufijtë zviceranë me Francën, Italinë, Gjermaninë, Austrinë, dhe shtetet e tjera të Shengenit janë rihapur më 15 qershor. Që nga ajo datë, lëvizja e lirë e njerëzve është rivendosur me të gjitha shtetet anëtare, si dhe me MB.

Sipas Sekretariatit Shtetëror të Migracionit (SEM) vetëm punëtorë “të kualifikuar” nga vendet e treta, si specialistë në fushat e tyre dhe punonjës të tjerë të aftë, mund të punojnë në Zvicër.

“Kjo do të thotë, mbi të gjitha, që të keni një diplomë nga universiteti ose një institucion i arsimit të lartë, si dhe përvojë pune disavjeçare”, thotë SEM.

Gjithashtu, përveç kualifikimeve profesionale, këta punëtorë duhet të plotësojnë disa kritere të tjera, duke përfshirë përshtatjen profesionale dhe sociale, si dhe njohuri për të paktën një gjuhë kombëtare. /Albinfo.ch