Chesky: Na u deshën 12 vjet për ta zhvilluar Airbnb, pothuajse gjithçka humbëm për 6 javë

Ju mund të shpenzoni dekada të tërë për ta ndërtuar një ëndërr, por bota mund ta shkatërrojë atë me diçka të rastësishme, nga një virus ende i panjohur.

Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi me shefin ekzekutiv të Airbnb, Brian Chesky, pas shfaqjes së pandemisë COVID-19.

“Na u deshën 12 vjet për të ndërtuar Airbnb dhe ne humbëm pothuajse gjithçka brenda katër deri në gjashtë javë”, tha Chesky në një intervistë për CNBC, duke treguar se kompania po përgatitej të listohej në bursë, përcjell Telegrafi.

Chesky vuri në dukje se Airbnb përballet me një të ardhme të pasigurt për shkak të frikës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Siç e dini, turizmi ka marr fund. Nuk dua të them që udhëtimi ka marr fund, përkundrazi modeli që kemi njohur ka vdekur dhe nuk do të kthehet. Do të futemi në makinat tona, do ta drejtojmë disa kilometra në një komunitet të vogël dhe do të qëndrojmë në një shtëpi”, tha Chesky.

Ai vuri në dukje se të paktën në Shtetet e Bashkuara, Airbnb tashmë është duke u rikuperuar.