Numri i emigrantëve në Kosovë në rritje, shkak papunësia dhe gjendja ekonomike

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) ka bërë lansimin e raportit: “Mobiliteti i fuqisë punëtore: Një qasje nga poshtë-lart”

Hulumtues Politikash në D4D, Visar Xhambazi, ka thënë se prej vitit 2000 deri në vitin 2020 ka rritje të emigrimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku numrin më të madh të emigrantëve e ka Kosova.

“Sot kemi vendosur ta publikojmë një hulumtim i cili shpërfaq aspekte teorike sa i përket fuqisë punëtore dhe ky ka ardhur si rezultat i emigracionit të madh të Ballkanit Perëndimor në shtetet evropiane. Nga viti 2000 deri në vitin 2020 kemi një rritje prej 83 % të emigrantëve dhe vendi ku shkojnë më shumë është në Gjermani dhe numrin më të madh të emigrantëve e përmban Kosova”

Reklama e sponzorizuar

Gersi Gashi autor i punimit ka thënë se emigrimi në Kosovë është ne rritje, përveç se në vitin 2014/15 ka qenë vala më e madhe e emigrimit.

Ai ka thënë se fuqia punëtorë në Kosovë është rritje dhe është ulë numri i të papunësuarve.

Gashi potencoi se disa prej arsyeve  të emigrimit janë gjetja e vendit të punës dhe gjendja socio-ekonomike.

“Emigrimi në Kosovë është në rritje përveç në rastet e vitit 2014/15 kur ka ndodh ajo vala e madhe. Numri i azilkërkuesve kosovar në zonën shengen është në ulje sepse në 95% azili ju kthehet negativisht. Fuqia punëtore kemi parë që është në rritje numri i të punësuarve dhe është ulë numri i të papunësuarve. Arsyeja kryesore që po e lëshojnë Kosovën është se jashtë mund të gjejnë punë me lehtë dhe dytësorja është kjo për arsye familjare e cila tani është prej trendëve të emigrantëve. Shumica prej tyre e zgjedhin Gjermaninë dhe Zvicrën ku janë edhe vendet më të pëlqyera, po edhe 26% e kanë zgjedhur Amerikën”, u shpreh ai duke shtuar se 39% nuk e kishin lëshuar Kosovën nëse do të kishin pas një punë dhe me një pagë të arsyeshme, tha ai.

Udhëheqësi i divizionit për shërbim të punësimit në departamentin e tregut të punës, Fadil Osmani ka thënë se të rinjtë po largohen nga vendi pa qenë të informuar se me çfarë do të ballafaqohen jashtë vendit.

“Të rinjtë sot në mënyrë të pa informuar kanë marr rrugën për migrim. Në tregun e punës edhe të ne kemi një ndryshim të kërkesave të punëdhënësve dhe kjo neve na ka bërë edhe më të rëndësishëm. Ende ekziston mungesa e informatave dhe ne jemi duke e rrit pakon informuese që qytetarëve ti informojmë informata para se ata me e kalua kufirin”, tha ai./EO