Shtatë komunat që nuk kanë asnjë të infektuar aktiv me koronavirus

Kosova po përballet me një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus, ku deri sot janë shënuar gjithsej 2 mijë e 799 të infektuar.

Komunat që kanë pësuar rritje të numrit të rasteve me koronavirus janë Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Ferizaji, të cilat janë të parat në listën për nga numri i të infektuarve.

Por, ka edhe komuna të cilat nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus. Gjithsej janë 7 komuna me zero raste aktive.

Reklama e sponzorizuar

Veriu i Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi, Hani I Elezit dhe Parteshi nuk kanë asnjë të infektuar me koronavirus, mirëpo pothuajse nga të gjitha këto komuna ka pasur viktima nga koronavirusi.

Përveç Parteshit, e cila nuk ka shënuar asnjë viktimë deri sot nga koronavirusi.