Qeveria formon Këshillin e Ekspertëve për dialog me Serbinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës, mori vendim që të themelojë Këshillin e Ekspertëve për dialog me Serbinë.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, tha se ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Propozojmë që të themelohet këshilli i ekspertëve për dialog me Serbinë, si zyre e veçantë në kuadër të zyrës së kryeministrit. Këshilli i ekspertëve bën analiza specifike dhe këshillon kryeministrin dhe qeverinë për çështje të dialogut me Serbinë, sipas temave që diskutohen  në dialog”.

Reklama e sponzorizuar

“Ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Përmes këtij vendimi do të caktohet edhe koordinatori shtetëror për dialog i cili do të bëjë koordinimin e këshillit është njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit”, ka thënë Selmanaj.