Vendimi i shtetit të Zvicrës që mund t’ua pamundësojë ardhjen e mërgatës në Kosovë

Autoritetet zvicerane, kanë marrë vendim që secili person që del jashtë Zvicrës, në momentin kur kthehen, do të duhet të karantinohen në periudhë dhjetë ditore, shkruan Gazeta Blic.

Ky vendim është marrë për disa vende që kanë rritje të rasteve me koronavirus, duke i përfshirë edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Siç raportojnë mediat zvicerane, vendimi i marrë nga shteti i Zvicrës do të vlejë deri me 20 korrik, ku më pas do të shikohet se a do të ndryshohet apo do vazhdohet me masën e karantinimit prej 10 ditësh të personave që hyjnë në Zvicër.

Reklama e sponzorizuar

Ky vendim mund ta pamundësojë ardhjen e mërgatës në Kosovë.

Kjo pasi që, mund të nxjerr probleme në vendet e punës së tyre dhe zgjatjes së kohës kur ata marrin pushimin veror.

Mirëpo, gjithçka do të sqarohet me 20 korrik, atëherë kur mësohet se a do të ndërprehet ky vendim, apo do vazhdohet me të.