Mënjanohen tarracat e kafiterive në kryeqytet

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspeksionin kanë filluar largimin e tarracave të kafiterive në kryeqytet, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit, transmeton EO njoftimin.

Edhe pse sektori i gastronomisë është një ndër sektorët më të dëmtuar nga pandemia, institucionet vazhdojnë të mos lejojnë punën e tyre.

Për shkak të numrit te madh të të infektuarve, ky veprim po bëhet për të parandaluar shpërthimin më të madh te Coronavirusit.