Kosovari mbytet në detin e Durrësit

Një 60-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Durrës, personi me inicialet R.B., dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Policia vendore bën me dije se të hënën, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Për pasojë pushuesi ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Reklama e sponzorizuar