Njihuni me vendin ku nuk ka asnjë rast me Koronavirus

Vendi i vetëm në Azinë Qendrore që pretendon se nuk ka regjistruar as edhe një rast të vetëm me Covid 19, lejoi vizitën e një misioni të OBSH-së.

Drejtuesja e këtij të fundit, Catherine Smallwood, tha se grupi i saj do të punojë me autoritetet e shtetit të largët me regjim diktatorial në aspektet e gatishmërisë ndërsa do të shohë nga afër situatën atje.

Misioni do të qëndrojë në Turkmenistan për 10 ditë.

Reklama e sponzorizuar

OBSH-ja është përpjekur të dërgojë një mision këtu për më shumë se dy muaj, për të hetuar pretendimet se nuk ka raste me koronavirus. Kjo në një kohë kur shtetet fqinjë janë duke luftuar me virusin dhe po përpiqen të frenojnë përhapjen e tij ndërsa Irani të shtunën pati ditën më vdekjeprurëse nga Covid 19.

Edhe pse autoritetet në Turkmenistanin me gjashtë milionë banorë – këmbëngulin se nuk kane infektime, zyrtarë anonimë dhe banorë të zonës thonë se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të shtruar në spitale me simptoma të COVID-19. Human Rights Ëatch deklaroi në 27 qershor se zyrtarët vendas po I “mbyllnin gojën” punonjësve mjekësore dhe të tjerëve që kanë kërkuar të flasin për pandeminë dhe e nxiti qeverinë atje të niste menjëherë zbatimin e udhëzimeve të OBSH-së kundër koronavirusit.