KDI i kërkon Kuvendit të iniciojë ndryshimet në Rregulloren që të punohet “online”

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të marrë iniciojë ndryshimet e nevojshme në rregulloren e punës për t’u mundësuar zhvillimi i punimeve në formën “online”.

Kuvendi i Kosovës ka mbi dhjetë ditë që ka pezulluar punimet për shkak të rasteve me COVID-19 në këtë institucion. KDI ka thënë se është e nevojshme që Kuvendi i Kosovës të bëjë iniciojë ndryshimet për të vazhduar operimin online.

“Ndërprerja e punimeve të Kuvendit është duke i pamundësuar këtij institucioni ushtrimin e kompetencave kushtetuese në raport me procesin ligjvënës, mbikëqyrës ndaj pushtetit ekzekutiv, si dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve. Prandaj është mëse e nevojshme që Kuvendi i Kosovës të ndërmarrë nismën për ndryshimin e Rregullores së punës dhe integrimin e mundësisë së operimit të këtij institucioni në format edhe në distancë (online), duke garantuar ruajtjen e shëndetit publik dhe zbatimin e mandatit kushtetutës në trajtimin e çështjeve ekonomike e politike me interes për qytetarët. Kuvendi i Kosovës duhet të ndjekë praktikat e mira parlamentare të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit. Kuvendi duhet të ndërmarrë nismën përmes së cilës do të iniciohen ndryshimet e nevojshme në Rregulloren e Punës, për të cilën kërkohen votat e 2/3 të të gjithë deputetëve”, është thënë nga KDI-ja.

Reklama e sponzorizuar