United Airlines pritet t’i largojë mbi 36 mijë punëtorë

United Airlines thotë se deri në 36 mijë vende pune mund të “zhduken” për shkak të pandemisë COVID-19.

Kjo pritet të arrij në pothuajse gjysmën e forcës totale të punës të kompanisë.

“Përgjatë kësaj krize, ne kemi qenë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në lidhje me nevojën tonë për përmasat e duhura të forcës tonë punëtore për të përshtatur kërkesat e udhëtimit”, njofton kompania, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Kompania amerikane me bazë në Çikago, tha se pret që kapaciteti për këtë muaj të ulet me 75 për qind në krahasim me muajin korrik të vitit të kaluar.

Qeveria amerikane ka ofruar 50 miliardë dollarë për të mbështetur industrinë ajrore, e cila ka kërkuar të mos e largoj asnjë punëtorë deri në muajin shtator.

Edhe pse aeroportet dhe kompanitë ajrore kanë prezantuar masat e reja për distancimin shoqëror, siç është vendosja e maskave gjatë fluturimeve, shumë njerëz janë ende skeptik që ta përdorin këtë shërbim. /Telegrafi/