Shtrenjtimi i sigurimit të veturave ua kthen fitimet milionëshe kompanive të sigurimit

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për shtrënjtimin e sigurimit të veturave prej 26 për qind, duket se ua ka rikthyer fitimet milionëshe kompanive të sigurimit në Kosovë.

Ky sektor vitin e kaluar e kishte mbyllur me humbje, por statistikat zyrtare për muajt e parë të këtij viti flasin për rritje të të hyrave, përcjell Buletini Ekonomik.

Prej janarit deri në maj 2020, profiti neto i kompanive ishte 2.1 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Të hyrat neto në total ishin 20.9 milionë euro, prej të cilave 9.9 shkuan për dëmet e ndodhura, kurse 9 milionë për shpenzime operative. /Buletini Ekonomik/