Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2020-2024

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, përveç të tjerash, ka aprovuar dhe proceduar për në Kuvendin e Republikës së Kosovës mendimin për nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2020-2024. Ky program ka për qëllim përcaktimin e masave dhe të prioriteteve të institucioneve shtetërore për zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Objektiv parësor i programit është përcaktimi i masave dhe prioriteteve që do të mundësojnë përmbushjen e detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje dhe konsiderohet si një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian.