Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon zgjatjen e orarit të punës deri 23:00

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për shtimin e masave ndaj COVID-19, ku ka kufizuar orarin e punës për sektorin e gastronomisë, kërkon që të zgjatet orari i punës nga ora 21:00 në 23:00.

Sipas OHTK-së, nëse vjen deri tek ashpërsimi i masave, bizneset hoteliere dhe turistike, do të gjenden para falimentimit.

“Nëse vjen deri tek ashpërsimi i masave të tjera gjatë ditëve në vijim, te gjitha bizneset, e veçmas bizneset hoteliere dhe turistike, do të gjenden para falimentimit, gjë që do të jetë fatal për këto biznese, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/