Covid-19 rrezikon 25 mijë vende pune në “American Airlines”

Kompania ajrore amerikane “American Airlines” njoftoi se mund të nxjerrë në pushim të detyrueshëm 25.000 punonjës për shkak të ndikimeve ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

Kompania ajrore amerikane “American Airlines” njoftoi se mund të nxjerrë në pushim të detyrueshëm 25.000 punonjës për shkak të ndikimeve ekonomike nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të dërguar nga kompania, thuhet se pas rivendosjes së kufizimeve në disa shtete dhe rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, kërkesa në këtë sektor sërish është ngadalësuar.

Në mesin e punonjësve mesazhi i paralajmërimit që është dërguar gjenden 2.500 pilotë, 9.500 anëtarë të personelit të fluturimit dhe 3.200 punonjës teknikë.

Gjithashtu edhe kompania më e madhe ajrore në SHBA, “United Airlines”, javën e kaluar njoftoi se mund të nxjerrë në pushim të detyrueshëm 36.000 punonjës, pasi COVID-19 ka ndikuar negativisht ndaj sektorit.