Në të dhënat e OBSH-së, numri i rasteve në Kosovë pasqyrohet gabimisht

5.410 raste të reja dhe 114 vdekje në Kosovë janë të shënuara në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që regjistron numrin e rasteve me koronavirus nëpër botë, ndonëse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 5.617 të infektuar dhe 130 vdekje që nga 13 marsi.

OBSH-ja fillimisht nuk i përfshinte fare të dhënat rreth Kosovës, shkaku i çështjeve të lidhura me anëtarësimin në OKB.

Në faqen e OBSH-së, në të njëjtën kohë, për të shtunën janë futur 81 raste të reja, teksa numri i rasteve pozitive të komunikuara atë ditë ishte 145.

Reklama e sponzorizuar