Rekord infektimesh brenda 24 orësh në botë

Numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur për gati 260.000 brenda 24 orësh – rritja kjo më e madhe që kur nisi pandemia, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH-së, është kjo hera e parë që numri i rasteve të reja brenda një dite e ka kaluar çerek-milionëshin, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Më së shumti të infektuar janë shënuar në SHBA, Brazil, Indi dhe Afrikë të Jugut.

Reklama e sponzorizuar

Numri i të vdekurve nga koronavirusi po ashtu është ngritur për 7.360 – rritja më e madhe brenda një dite që nga 10 maji.