Si ta shndërroni stresin në avantazh

Fillojeni duke u mbështetur te stresi për të kuptuar arsyen se pse jeni të shqetësuar

Stresi ka një reputacion të keq…

Shpesh konsiderohet si një lloj ndjesie e pakëndshme dhe e padëshirueshme për të cilën do të bënim gjithçka për ta shmangur. Po çfarë do të ndodhte nëse do të mund ta përdornit stresin në avantazhin tuaj?

Pavarësisht rrugëtimit profesional, stresi nuk do të largohet kurrë. Dhe të përpiqeni që të çliroheni prej tij, mund t’ju stresojë edhe më shumë. Ju duhet ta pranoni se tensioni do të jetë i përhershëm dhe ju duhet të mësoni ta shfrytëzoni në të mirën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të bëni një hap para drejt suksesit, në vend që të lini stresin t’ju pengojë. Më poshtë janë tre mënyra se si ta përdorni stresin në avantazhin tuaj.

Reklama e sponzorizuar

1. Shfrytëzoni afatet stresuese për të arritur më shumë

Në përgjithësi, faktorët e jashtëm nxjerrin në pah më të mirën prej nesh. Jemi më shumë të motivuar për të bërë gjëra kur njerëz të tjerë apo burime përfshihen në rezultat. Kur ndiheni se jeni përgjegjës për një afat që ka ndikim te të tjerët, stresi për të arritur objektivin ju ndihmon për ta arritur.

2. Lëreni stresin t’ju ndihmojë që të ndërtoni qëndrueshmëri

Stresi mund t’ju ndihmojë të ndërtoni një ndjesi qëndrueshmërie kur gjërat bëhen të vështira. Si qenie njerëzore, ne kemi aftësinë t’i përshtatemi mjedisit që na rrethon. Nëse ju përpiqeni të jetoni në një gjendje paqe, mund të jetë e dëmshme kur përballeni me një situatë stresuese.

Aftësia juaj për t’u përballur me vështirësi nuk do të jetë aq e fortë si ajo e një person i cili përjeton sasi të vogla stresi vazhdimisht. Vëreni veten në situata që ju nxisin dhe ju krijojnë një ndjesi stresi në një mjedis në të cilin është i sigurt dështimi. Në këtë mënyrë, kur gjërat kanë me të vërtetë rëndësi, ju keni krijuar përvojë për të manovruar në një situatë stresi dhe të merrni vendime të vlefshme. Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe përballja me stresin nuk duhet të jetë domosdoshmërisht diçka negative.

3. Shikojeni stresin si një mundësi për të gjetur pikat e dobëta

Pyesni veten: çfarë më krijon stres në këtë situatë? Përgjigjja që gjendet në këtë pyetje do t’ju ndihmojë të zbuloni faktorët bllokues të cilët ju pengojnë. Përpiquni të kuptoni shkakun në themel të stresit. Këtu lind vetëdija dhe pikërisht në këtë moment mund ta shndërroni një moment stresi në një mundësi për të mësuar.
Falë stresit, ju mund të mësoni t’i shndërroni pikat tuaja të dobëta në armën më të fortë.

*Raj Jana, themelues, JavaPresse Coffee Company
Burimi: INC