Sindikalistët kërkojnë nga Qeveria dhe deputetët ta shpëtojnë Telekomin

Para objektit të Qeverisë së Kosovës, ka filluar protesta e punëtorëve të  Postës dhe Telekomit të Kosovës, e organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK).

Kjo protestë vije si kundërshtim i vendimit lidhur me situatën e krijuar në Telekom, pas padisë që i është bërë këtij institucioni nga kompania Devolli.

Lami Balaj, kryetar i sindikatës ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria e Kosovës, që tu ndalin në ndihmë, dhe ta shpëtojnë kompaninë.

“Te nderuar deputet duhet të bëheni bashkë që të mbroni Telekomin e Kosovës. Sot ua janë mbyllur dyert 3500 punëtorëve”.

“Sot një person  në mënyrë jo ligjore ka bllokuar të gjitha xhirollogaritë e Telekomit. Ne jemi këtu për të mbrojtur kompaninë tonë, familjet tona”, është shprehur ai, raporton Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar nga deputetët dhe qeveria të marrin përgjegjësinë  lidhur më situatën në Telekom.