Mukesh Ambani bëhet njeriu i pestë më i pasur në botë, indiani lë pas Muskin e Buffetin

Njeriu më i pasur i Indisë, Mukesh Ambani po ngjitet shumë shpejt në krye të listës së njerëzve më të pasur dhe tani është personi i pestë më i pasur në botë.

Indiani 63-vjeçar, ka arrit një pasuri në vlerë neto prej 75.1 miliardë dollarësh, nga 69.9 miliardë sosh sa kishte deri më 12 korrik, kur ishte personi i shtatë më i pasur në botë dhe e tejkaloi Warren Buffet, sipas listës së miliarderëve të revistës “Forbes”, shkruan economictimes.

Gjatë natës, pasuria e tij u rrit me 1.2 miliard dollarë, falë rritjes së çmimeve të aksioneve, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Ambani ka kaluar Elon Musk, Larry Elison dhe Warren Buffet, dhe është vetëm pas Mark Zuckerberg, i cili gëzon një vlerë neto prej 88.9 miliardë dollarësh.

Ai është gjithashtu i vetmi manjat aziatik në listën elitare të dhjetë njerëzve më të pasur në botë. Ndërsa tetë prej tyre janë nga Shtetet e Bashkuara.

Jezz Bezos, themeluesi dhe CEO i Amazon vazhdon të mbetet në vendin e parë, me një vlerë neto prej 185.1 miliardë dollarësh.