Selmanaj diskutoi me përfaqësuesit e OJQ-ve Projektligjin për financimin e subjekteve politike

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, priti sot përfaqësuesit e OJQ-ve, me të cilët diskutoi rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike i cili tanimë është edhe pjesë e Programit Legjislativ për vitin 2020.

Përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile u shprehën të gatshëm të vazhdojnë të kontribuojnë në iniciativat ligjore të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ndihmuar kështu në draftimin e ligjeve.

Njëherësh, zëvendëskryeministri Selmanaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Shoqërisë Civile gjatë gjithë procesit të hartimit të këtij Projektligji.

Reklama e sponzorizuar