Një i vdekur në Pejë e një në Suharekë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Dy persona kanë vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës në 24 orët e fundit. Sipas Spitalit të Pejës njëri ka qenë i konfirmuar me COVID-19 e tjetri është në pritje të rezultatit.

Ka vdekur një paciente 78-vjeçare e konfirmuar pozitive me COVID-19, ndërsa po ashtu ka vdekur një 71-vjeçar i dyshuar me COVID-19, por ende nuk ishte testuar. Mostra i është marrë dhe po priten rezultatet. 

Nga Spitali i Pejës është njoftuar po ashtu se janë duke u trajtuar 77 persona me COVID-19, e 32 prej tyre janë me oksigjenoterapi. Shtatë janë në gjendje kritike. 

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë drejtoresha për Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, në Facebook ka njoftuar se një qytetar nga Suhareka ka humb betejën me COVId-19. Ajo ka thënë se qytetari ishte i shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe kishte rezultuar pozitiv më 24 korrik.