Shenjat që tregojnë se mund ta keni kaluar Covid-19 pa e ditur!

Të gjithë dëshirojmë të dimë nëse e kemi kaluar apo jo Covid-19, madje shumë prej nesh dyshojmë se e kemi kaluar për shkak të një gripi apo simptome që kemi pasur gjatë këtyre muajve.

Një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah, Adam Spivak, është shprehur se kushdo që ka qenë i sëmurë në muajin shkurt mund të ketë qenë me Covid-19 dhe jo me grip, transmeton BW

Dhe disa nga shenjat që tregojnë se e keni kaluar janë:

Reklama e sponzorizuar

-Keni pasur ethe dhe kollë dhe lodhje

-Keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit: 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë

-E gjithë familja u sëmur njëkohësit, pavarësisht se dikush më shumë dhe dikush më pak

-Keni pasur shenja në lëkurë që iu shkaktonin kruajtje

Por nëse dëshironi ta vërtetoni nëse e keni kaluar apo jo këtë sëmundje, e zbulon vetëm testi serologjik.