Bilanci i fundit: Rreth 600 pacientë me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale

Rreth 600 pacientë janë të shtrirë në QKUK e spitalet rajonale të cilët janë të prekur nga Covid-19. Kështu ka deklaruar, u.d i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi në një takim që kanë zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se në dispozicion të pacientëve me COVID-19 janë dikur rreth 750 shtretër.

“Kemi vënë rreth 750 shtretër në dispozicion të pacientëve me COVID-19, në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK, dje kemi angazhuar një numër të madh të personelit shëndetësorë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se sot janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale. Krasniqi shtoi se gjendja e disa prej tyre është e rëndë.

Reklama e sponzorizuar

“Rreth 600 pacientë të shtrire  i kemi në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale qoftë të dyshuar ose konfirmuar me COVID-19, 40 pacientë janë me aparate respiratore, dhe mbi 300 që janë në trajtim me oksigjeno terapi”, shtoi Krasniqi.

Krasniqi theksoi se nga ky numër rreth 270 pacientë janë të shtrirë në Klinikat e QKUK-së, dhe mbi 330 në spitalet rajonale.

Ai kërkoi përkushtim dhe vëmendje të institucioneve tona ndaj stafit shëndetësorë dhe pacientëve.