Gastronomët pajtohen me orarin e ri deri 22:30, por vetëm për 10 ditë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas një takimi me gastronomët, tha se mënyra më e mirë për parandalimin e Covid-19 është vetëdijesimi i qytetarëve dhe bizneseve.

Ai ka propozuar që të digjitalizohen shërbimeve nëpër institucionet e shtetit, siç është regjistrimi i automjeteve.

“Sa më parë të licencohen laboratorët privatë. Nëse nuk ka rishikim brenda kësaj jave, kolapsi është i pashmangshëm dhe zvogëlimi i vendeve të punës mund të shkojë deri në 20 mijë. Për gastronomi të bëhet një garanci nga qeveria”, tha Rukiqi.

Reklama e sponzorizuar

Kryetari Shoqatës së Gastronomisë, Petrit Kllokoqi, tha se ky sektor do ta mbështet orarin e ri deri 22:30, por këtë vetëm deri në dhjetë ditë.

Ai ka kërkuar që të zbatohen masat e pakos emergjente për pagat e punëtorëve/KsP.