Prin Prishtina, këto janë qytetet ku u regjistruan rastet e reja me koronavirus

Prishtina vazhdon të prijë me numrin e personave të cilët janë të infektuar me COVID-19. Në kryeqytet sipas MSH-së, janë paraqitur edhe 82 raste të reja, shkruan Express

Ndërkohë, sipas MSH-së në vend janë shënuar edhe 239 raste të reja me koronavirus.

Në vazhdim gjeni qytetet në të cilat ka raste të reja me COVID-19.

Reklama e sponzorizuar

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçaniku.