Infektologu Tolaj s’pajtohet me ekspertin austriak –“në Kosovë ka 300 mijë të infektuar”

Franz Allerberger, udhëheqës i Departamentit për Mjekësi Humane brenda Agjencisë austriake për Siguri të Ushqimit ka folur lidhur me situatën epidemilogjike në Kosovë. Sipas tij, shifrat zyrtare për numrin e të infektuarve në vend nuk qëndrojnë. Eksperti austriak vlerëson se gjysma e Kosovës është e prekur me COVID-19. Por, me këto qëndrime nuk po pajtohet infektologu Ilir Tolaj.

Ai e pranon se numri i të infektuarve në vend është i madh, por jo në shifrat që jep eksperti austriak. Sipas Tolajt, deri tash në vend janë rreth 300 mijë persona të prekur me COVID-19.

“Në Kosovë ndoshta ende nuk janë infektuar gjysma e popullatës, ashtu siç ka deklaruar Z. Allerberger, por padyshim që numri i të infektuarve është i madh. Besoj se nuk po egzagjëroj nëse them se në Kosovë mund të jenë rreth 300 000 persona që deri tash kanë rënë në kontakt me virusin SARS Cov 2”, ka thënë Tolaj.

Reklama e sponzorizuar

Infektologu ka kritika edhe për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, meqenëse sic thotë testimet janë të mangëta ndërsa deklarimet zyrtare për testimet dhe rezultatet pozitive janë të dyshimta.

Sipas tij, institucionet shëndetësorë të Kosovës nuk kanë arritur të tregohen partner të besueshëm në luftën kundër pandemisë.

“…deri tash IKSHP nuk ishte në gjendje së paku një herë ta bëjë një kalkulim  se sa është numri reprodukues (R) i rasteve me Covid 19 apo edhe një parashikim të gjendjes në Kosovë lidhur me COVID-19, me që masat e propozuara ishin dhe janë strikte, atëherë edhe nuk është e çuditshme që opinionet e zyrtarëve të caktuar shëndetësor përëndimor për ne janë të tilla. Isntitucionet shëndetësore të Kosovës nuk kanë arritur të tregohen partner të besueshëm në luftën kundër pandemisë.”

Thotë se IKSHP’ja ka dështuar plotësisht dhe se është koha e fundit që autoritetet qeveritare të ndërmarrin masa adekuate për ndërrime kadrovike në këtë instituticion.

“Instituti i Shëndetiti Publik (IKSHP) nuk e ka plotësuar as edhe një nga detyrat e veta në këtë pandemi. Instituti u shëndrruar në zëdhënës të rasteve të infektuara, asgjë më tepër. Instituti pengoi testimin në masë të popullatës. Instituti propozoi masa kundërthënëse për qejfet e individëve, e jo për ta kontrolluar situatën.

Instituti mbjelli shpresa të rreme te popullata se epidemia/pandemia do të përfundojnë për disa javë; ishte e kuptueshme që pas hapjes njerëzit do të mendonin se e pat kjo sëmundje. Instituti nuk ndërmorri asgjë për edukimin e popullatës së gjërë lidhur me pandeminë. Ndërsa politika, fatkeqësisht e ndoqi dhe po e ndjekë e vërbër”, ka deklaruar Tolaj për Express.

Ai ka folur edhe për Krijimin e Bordit Këshilldhënës nga Ministri Armend Zemaj.

Thotë se këto borde nuk kryejnë punë, sidomos kur pjesë e këtyre bordeve janë njerëz që sipas tij nuk janë në gjendje të ballafaqohen me situatën as fizikisht e as profesionalisht.

Për masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, Tolaj thotë se janë shenjë e veprimit në panik.

“Masat janë konfuze dhe kundërthënëse. Janë shënjë e veprimit në panik. Ajo që edhe na ka sjellur deri në këtë gjendje. Izolimi i caktuar të të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria në Kosovë, po më duket anakronike. Është Kosova ajo që ka më së shumti raste për kokë banori në rajon, e jo e kundërta. Prandaj masën e tillë do të duhej ta aplikonte Shqipëria për kosovarët e jo e kundërta”, thotë Tolaj.

Ndërkohë, vendimin për lejimin e hyrjes në vend pa testin PCR për transportuesit profesioan e quan diskriminues.

Sipas tij, Qeveria duhet t’ua mundësojë qytetarëve testimin për hyrje e dalje nga vendi në vendkalim kufitar.

“Kur merr këso masash restriktive, atëherë duhesh tu bësh zgjidhje qytetarëve, e jo ti lesh të burgosur. Duhesh t’ua mundësosh testimin për hyrje e dalje nga vendi, në vendkalim kufitar. Jeta nuk mund të ndalet. Nuk është ndalur as në luftë, e as në pandemitë tjera, asnjëherë gjatë historisë së njerëzimit”, deklaron Tolaj.

E ndalimin e festimit të martesave, ai e quan goditje në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut

“Ndalimi I festimit të martesave, me numër të kufizuar pjesmarrësish dhe me respektim të masave themelore antiCovid, në njerën anë dhe lejimi I punës se restoraveve e kafiterive, të cilat edhe ashtu vështire se kontrollohen, është goditje në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, goditje në bërthamën e shoqërisë së një vendi – familjen. Dhe kjo nuk arësyetohet me asgjë”, thotë infektologu.

Sipas tij, e vetmja masë e bazuar në të dhënat shkencore është ajo për lejimin e punës së çerdheve të fëmijëve.

Tolaj thotë se duhet lejuar sa më shpejt importi I testeve të shpejta antigjenike dhe shpërndarja e tyre në vend. Ndonëse nuk janë aq të sakta sa RT-PCT, thotë se janë të shpejta dhe të lira dhe do t’ju ndihmojë njerëzve që të testohen edhe në shtëpi.

“Në këtë mënyrë, rastet e infektuarar do të ishin në dijeni se janë të infektuar dhe do të kujdeseshin për familjet e tyre dhe rrethin e tyre të shoqërisë. Edukimi i popullatës për masat antikovid duhet të bëht në masë të gjërë, kudo, në vende të punës, në rrugë, në kafiteri, në fshat e në qytet”, thotë Tolaj.

Ai pret rritje të numrit të rasteve me COVID-19 gjatë javëve të ardhshme, derisa thotë se poppullata duhet të jetë e përgatitur për pasojat e kësaj gjendje.

“Në rrethanat ekzistuese, pres që numri i rasteve më Covid 19 do të jetëi ngjashëm ose madje i rritur edhe më tej në javët e ardhme në Kosovë. Popullatat e Kosovës duhet të jetë e përgatitur për këtë dhe për pasojat e kësaj gjendje; edhe më shumë të hospitalizuar dhe raste të reja të vdekjeve. Edhe për faktin se Kosova nuk ka mjek të specializuar për tu ballafaquar me rastet ekstreme te Covid 19”, thuhet në përgjigjet e Tolajt.

Pas një kohe, thotë se rastet e reja, hospitalizimet dhe vdekjet do të pakësohen. Ai ka bërë thirrje që deri në zbulimin e vaksinës, të përdorën maskat, të mbahet higjiena e duarve dhe distancimi social.

“Pas një kohe të një sfide serioze, më në fund do ta arrijë një nivel të mjaftueshëm të imunitetit kolektiv, rastet do te fillojnë të pakësohen, hospitalizimet dhe vdekjet gjithashtu. Diku gjatë vititi tjetër edhe në Kosovë mund të jetë vaksina anticovid në disponim të gjërë. Deri në atë kohë ti shfrytëzojmë masat e vetme që janë treguar që nga fillimi të efektshme në parandalimin e sëmundjes; maskat, higjiena e duarve dhe distancimi social. E jo fillozofitë e IKSHP të shtypura në mbi 130 faqe në “manualin” e tyre”, ka deklaruar Tolaj.