Vdes edhe një mjek në Kosovë si pasojë e COVID-19

Ka vdekur edhe një mjek në Kosovë si pasojë e COVID-19. Mjeku Lulzim Kolgjeraj ka humb betejën me COVID-19 pas tri javëve hospitalizim në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Facebook kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj. Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor. Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij. Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!” – ka shkruar Haskuka në Facebook.

Më herët vdiqën edhe tre mjekë në Kosovë si pasojë e COVID-19.