Vdes një i ri nga COVID-19 në Kamenicë

Një i ri ka vdekur nga COVID-19 në Kamenicë. Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga të gjithë t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

“Një djalë të ri kamenicas sot na e mori virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur. Të dashur qytetarë, jam i vetdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit”, ka shkruar ai.

Reklama e sponzorizuar

Të mërkurën ka vdekur edhe një person tjetër në Gjilan, kjo është bërë e ditur nga kryesuesja e Kuvendit të kësaj komune.